Arsim & Kulturë

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB dhe Universiteti “Dokuz Eylül” nga Turqia bashkërendojnë aktivitetet shkencore për vitin 2021

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Infermierisë së Universitetit ‘Dokuz Eylül” nga Turqia, me të cilën bashkërendohen aktivitete shkencore gjatë vitit 2021.

Këto aktivitete do të zhvillohen për çdo muaj, ndërsa kanë për qëllim që të ngrisin bashkëpunimin mes stafit akademik të të dyja institucioneve, në fushën e hulumtimit shkencor, duke përfshirë konferenca, simpoziume dhe trajnime të ndryshme.

Aktivitetet do të përfshijnë problematika të rëndësishme të fushës mjekësore, si infermieria, shëndeti publik, qasjet dhe terapitë e reja në shërimin e sëmundjeve, etj..

Aktiviteti i parë do të fillojë me organizimin e konferencës online në shënim të “Ditës Botërore të Kancerit” e cila do të mbahet më 04.02.2021 me fillim nga ora 13:00-15:00.