Arsim & Kulturë

Fakulteti i Psikologjisë shënoi 88-vjetorin e lindjes së akademikut Pajazit Nushi

Laboratori i Psikologjisë Klinike “Pajazit Nushi”, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB, organizoi aktivitet për të shënuar 88-të vjetorin e lindjes së Pajazit Nushit, emrin e të cilit e mban ky laborator.

Për të shënuar këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe ish-dekani i Fakultetit të Psikologjisë në AAB, Neki Juniku i cili u shpreh se “ideja për të emërtuar laboratorin me emrin e Pajazit Nushit, ka qenë shumë e mirë, ne mburremi me profesor Nushin, ishte shembull në fushën e psikologjisë”, theksoi Juniku.

Në shënimin e sotëm u promovua edhe përmbledhja e punimeve të prezantuara në konferencën studentore “Korrelatet Psikologjike të Pandemisë Covid-19”, të mbajtur ditë më parë në AAB.

Laboratori i Psikologjisë Klinike i cili është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, i cili është krijuar për t’ u shërbyer studentëve në gërshetimin e pjesës praktike dhe teorike gjatë periudhës së studimeve.