Aktuale

Familja Berisha kërkon shumë të madhe parash si dëmshpërblim nga Atifete Jahjaga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ndaj të cilës po zhvillohet seancë gjyqësore për padinë për shpifje nuk ka marrë pjesë në këtë seancë. Ajo është përfaqësuar nga avokati i saj Arianit Koci.

Në këtë seancë dëgjkimore, avokati Koci ka kërkuar që të hedhet poshtë padia pasi që sipas tij është e pabazuar dhe është dorëzuar pas afatit të paraparë ligjor.

Dy kunetërit e Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës nga Suhareka të vitit 1999 kanë paditur ish-Presidenten Jahjaga për shpifje, pasi që ajo gjatë javës së gruas në vitin e kaluar ka dal në mbrojtje të Berishës, gjatë fjalimit ajo kishte deklaruar se “Shyhrete Berisha është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.
Familja Berisha u tërhoqën nga kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, pasi konsideruan se ka kaluar koha prej gjashtë muajsh nga kërkesa.

Mirëpo ata vazhdojnë të kërkojnë 250 mijë euro dëmshpërblim nga Jahjaga.