Aktuale

Familja Krasniqi e harrur nga shoqëria (Video)

Familja Krasniqi nga Komuna e Prishtinës vazhdon të jetojë në kushte të vështira. Tre fëmijët e kësaj familje Fitorja 14 vjeç, Vedati 9 vjeç dhe Dea 3vjeç jetojnë në një shtëpi bashke me dy prindërit e cila nuk i përmbushë as për së afërmi kushtet për të jetuar aty.

Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë nga pensionet invalidore. Përderisa kjo familje ka mbetur në harresë nga shoqëria kosovare.

Ajshe Krasniqi, që mezi shprehet për kushtet në të cilat jetojnë, thotë se edhe në festën e Bajramit që po ofrohet, nuk pretë të ketë vizitor.

Familjes, Krasniqi, shpesh herë persona të vullnetit të mirë dhe organizata të ndryshme i dalin në ndihmë për gjërat ushqimore, por kjo familje nevojë urgjente ka një shtëpi të re ku mund të jetojnë rehatshëm dhe shëndetshëm.

Këtë nevojë e thekson edhe Liridon Llapashtica, nga organizata jo qeveritare “Ndihmo edhe Ti”.