ShowBiz

Fansi bën tatuazh vargjet e këngës “Je gjithçka” nga Eni Koçi dhe Noizy (Foto)

Duket se këngët shqiptare janë tejet të pasura me tekste emocionale për fansat që i dëgjojnë këto këngë.

Kështu, një prej këtyre fansave ka zgjedhur vargje të një prej këngëve më të dëgjuara vitet e fundit.

“Je Gjithçka” është projekti që ka mahnitur një fans i cili ka zgjedhur vargjet e kënduara nga Eni Koçi për t’i realizuar si tatuazh.

“Se të kujtoj, të mendoj, zemër më mungon, të dua pranë edhe një sekond” janë vargjet që i ka bërë tatuazh fansi i Enit dhe Noizyt.

Vet Eni është shprehur e ngazëllyer nga ky fakt.

“Është kënaqësi kur dikush i bën njeriut të zemrës dedikim në tatuazh vargjet e kënduara dhe të shkruara nga unë”, ka shkruar Eni në postimin e bërë në InstaSTory.

Balada në fjalë konsiderohet një prej më të mirave në vitet e fundit. /Telegrafi/

the authorE B