Rajon & Botë

FBI publikoi arkiva të vjetra 17-vjeçare për Bill Clinton

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Byroja federale hetimore publikoi arkiva të vjetra 17-vjeçare të cilat përmbajnë dokumente për hetimin e mbyllur prej kohësh për atë se si Bill Clinton si president ka falur Mark Rich, financier i dënuar në vitin 1983.

Rich është arratisur në Zvicër që të shmangë përndjekjen, ndërsa ka vdekur në vitin 2013. Clinton ka amnistuar Riçin në ditën e fundit të mandatit të tij presidencial. Hetimi federal për Riç ka përfunduar në vitin 2005 pa u ngritur aktakuzë, shkruan Usa today.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, George Ernest deklaroi se nuk është në dijeni se kushdo prej Shtëpisë së Bardhë është konsultuar për këtë material para publikimit të tij.

Kjo është zbardhja më e re e dokumenteve nga FBI dhe kjo gjë inicioi pyetje nga shtabi parazgjedhor i Hillary Clinton për tajmingun e publikimit të tyre.