Sport

FC Prishtina kthehet në Kosovë: Asnjë futbollist nuk ka simptoma të COVID-19

FC Prishtina ka arritur në aeroportin Adem Jashari në orët e vona të natës.

Skuadra ka udhëtuar për tri orë me avion dhe ata kanë zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”

“Pas udhëtimit më se tre orësh me “charter”, skuadra ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë”, shkruan FC Prishtina në faqen e tyre në facebook.

Madje, ata kanë thënë që asnjeri nga futbollistët nuk është keq me shëndet dhe se nuk kanë simptoma të COVID-19.

“Të gjithë futbollistët janë mirë, habit fakti që askush nuk ndjen simptoma. Andaj, nesër nga ora 9 në mëngjes skuadra sërish do të testohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, shkruan në faqen e klubit.

Kujtojmë se ndeshja në mes të Lincoln Red Impts dhe Prishtinës në Gjibraltar u anulua shkaku se tetë lojtarë të Prishtinës u konfirmuan pozitiv me COVID-19. /Lajmi.net/

Ka arritur skuadraPas udhëtimit më se tre orësh me "charter", skuadra ka mbërritur në aeroportin "Adem Jashari" në…

Posted by FC Prishtina on E martë, 18 August 2020