Sport

Federer deklason Ndalin, e mposht për të katërtën herë radhazi

Roger Federer ka fituar Mastersin e Shanghait, duke mposhtur në finale rivalin e moçëm, Rafael Nadal

Tenisti zviceran, Roger Federer ka vazhduar me paraqitje të mira ndaj Rafael Nadal, të cilin e mposhti për herë të katërt radhazi.

Kësaj radhe Federer e mposhti në finale të Mastersit Shanghai me rezultat 2:0 në sete 6:4 dhe 6:3.

Federer nga fillimi ishte shumë më i mirë, duke treguar dominimin e tij ndaj spanjollit në takimet e fundit.