ShowBiz

Fejohet aktorja Eliza Dushku, ky është i dashuri i saj

Aktorja e njohur Eliza Dushku sot ka një ditë shumë të veçantë në jetën e saj.Aktorja e njohur shqiptare vetëm pak orë më parë i ka thënë “Po” propozimit për martesë të biznesmenit amerikan Peter Palandjian.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja e njohur përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instagram.“Po!! Natyrisht, dashuria ime”, kishte shkruar Eliza.

Në këtë fotografi Eliza dhe Peter duke shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Aktorja e njohur ka marrë urime të shumta nga fansat e saj, të cilët u shprehën shumë të lumtur për të.