Aktuale

Fëmijët përfshihen në protestën antishqiptare

Maqedonasit vazhdojnë t’i përfshijnë fëmijët në protestat kundër platformës së gjuhës shqipe. Fëmijët sot janë përfshirë në protestën e shoqatës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Kësaj radhe në vend të marshimit rrugëve të Shkupit, fëmijët janë detyruar të vizatojnë flamuj në parkun e qytetit.

Përveç aktiviteteve për fëmijë dhe për të rriturit, pati muzikë siç u shprehën organizatorët për të dëshmuar se sa duhet Maqedonia.

Në organizim e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë, tanimë 4 javë po protestohet kundër gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.