Sport

Ferguson: Giggs e ka siguruar vendin në histori

Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thurur lëvdata për dikur lojtarin e tij Ryan Giggs, i cili është larguar nga Manchester United pas plot 29 viteve

Ferguson ka thënë se dyshon se dikush do të bëjë një karrierë si ajo e Giggs në të ardhmen.

“Vendi i tij në histori është siguruar. Dyshoj se do të shohim një karrierë si të tij ndonjëherë,” tha Ferguson.

Giggs, 42 vjeç, e ka kaluar gjithë karrierën tek Red Devils, më të cilët u bashkua në moshën 14-vjeçare, duke veshur fanellën në 963 ndeshje. Ai ka fituar 13 tituj të kampionit të Anglisë dhe dy Liga të Kampionëve.