Aktuale

Ferizaji në Balotazh, numërohen mbi 95% e votave

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë numërimin e mbi 95 përqind të votave në komunën e Ferizajit.

Kjo komuna pritet t’i qojë në balotazh dy parti, atë të LDK-së dhe atë të PDK-së.

Kandidati i LDK-së, Muharrem Sfarqa njoftohet të ketë fituar 14 mijë e 748 vota apo 30.00% teksa kandidati i PDK-së, Agim Aliu ka arritur t’i sigurojë 19 mijë e 263 vota apo 38.18%.

Ndryshe kandidati i Vetëvendosjes për këtë komunë, Faton Topallo ka mbledhur gjithsej 10 mijë e 916 vota apo në përqindje, 22.20%.

the authorE B