ShowBiz

Festë madhështore për ditëlindjen e parë të vajzës së Zaimina Vasjarit

Zaimina Vasjari mbrëmë ka festuar për një arsye të veçantë.
Këngëtarja Zaimina Vasjari datën 29 janar nuk ka për ta harruar asnjëherë, kjo pasi u bë nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Epitetin nënë këngëtarja Zaimina Vasjari e mori vitin e kaluar e mbrëmë Khloe ka festuar ditëlindjen e saj të parë.

Zaimina me ndjekësit i ka publikuar disa pamje nga festa e mbrëmshme dhe gjithçka duket përrallore./Lajmi.net/