Arsim & Kulturë

Festivali “K’tu Fest” prej sot deri më 29 korrik në Strugë

Festivali artistik “K’tu Fest” do ta fillojë sot edicionin e vet të tretë, që do të zgjasë deri më 29 korrik, në qytetin e Strugës.

Si zakonisht, aktorë shqiptar edhe këtë vit do i prijnë këtij aktiviteti të madh që zhvillohet në qytetin e vogël por të mrekullueshëm të Strugës, njofton Drini.mk.

Autorët e këtij organizimi kulturor të mirfilltë, familja Poshka, respektivisht regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka theksojnë se për pesë ditë rreshtë struganët dhe gjithë mysafirët që do të qëndrojnë në këtë qytet gjatë kësaj periudhe do të jenë dëshmitarë të një ngjarje super të pasur kulturore.

“K’tu Fest” do të zhvillohet në ambientet e “Poshka teatër” ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ikonat e artit shqipar si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika por edhe aktorë të rinj të “Portokallisë” si Gazmend Paja, Romir Zalla, këngëtarë të njohur e të rinj si dhe artistët e teatrit “Poshka”.