Sport

FIBA ka një lajm të mirë për Kosovën

FIBA ka një super lajm për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll.

Sipas Erolld Belegut, edhe zyrtarisht Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina kanë marr leje për ta përfaqësuar Kosovën në kualifikime.

“FIBA sapo konfirmoi edhe zyrtarisht që Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina janë nga sot lojtarë të Kosovës”, ka shkruar Belegu.

Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me 2 gusht përball Maqedonisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./IndeksOnline/