ShowBiz

Fifi iu përgjigjet gjithë atyre që thanë se këndon tallava, paralajmëron epokë të re

Fifi ka një përgjigje për gjithë ata që komentuan mënyrën e këndimit të saj.

Një prej emrave më të dashur të estradës në gjitha trojet shqiptare është edhe ai i Fifit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me anë të një postimi të bërë së fundi, ua mbylli gojën gjithë atyre që i thanë se këndon tallava.

Po ashtu, ajo paralajmëroi një epokë të re, duke thënë se është bërë me dy menaxherë të rinj.

“Niva qe do do anej ka Prishtina po thojsin qe “FIFI KNON TALLAVA, osht shume tallava”…O shpirt i dashur mekatarë, ti vazhdo me artistat qe jane AMERIKE e qe jane “eminent ne tregun tone” e une vazhdoje me bo ate qe di me kenaqesine mat madhe n’bote tek vendet qe me dun e qe me pranojne…t’pakten nuk harroj prej kah vij- ORIGJINEN. Ohh meqë ra fjala, jom bo me dy manaxhera, Eri Dee dh Dugi Annex. PO NDJEJE NJE EPOKE E RE po vjen…”, janë fjalët e Fifit. /Lajmi.net/