ShowBiz

‘Fiks Fare’ ndryshon traditën…Shikoni si duken dy velinat e reja (Foto)

Për vite me rradhë moderatorët e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ në Top Channel janë shoqëruar nga dy velina.

Një nga kriteret kryesore për të qenë pjesë e këtij emisioni ishte se vajzat duhet të ishin një brune e një bionde.

Por me fillimin e sezonit të ri televiziv ‘Fiks Fare’ ka lënë pas traditën e vjetër. Ajo që bie në sy është se të dyja vazat që qëndrojnë krah moderatorëve Dori dhe Devi janë brune dhe me flokë të shkurtra.

Velinat e reja quhen Vangji Telo dhe Sonja Cemeri , imazhi i të cilave do të shoqërojë programin përgjatë gjithë sezonit.