Aktuale

Filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

Ka filluar edhe zyrtarisht nga mesnata fushata parazgjedhore në Maqedoni e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin pjesë 11 subjekte politike, prej të cilave 6 parti politike dhe 5 koalicione. Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Në diasporë KSHZ-ja pranoi paraqtijen e 20.591 shtetas të Maqedonisë.

Një ditë më parë Konventa promovuese para simpatizantëve të tyre mbajtën Bashkimi Demokratik për Integrim dhe koalicioni Aleanca për shqiptarët.

BDI shpalosjen e të gjitha listave të kandidatëve për deputetë dhe promovimit të bartësve të listave e realizoi Shkup, kreu i BDI-së Ali Ahmeti porositi të pranishmit se vota e qytetarëve për BDI-në mbetet vendimi i duhur, pasi ky subjekt vazhdon të hapërojë drejt qëllimeve tashmë të njohura, integrim të vendit në strukturat euro atlantike, krijimin e kushteve socio ekonomike për qytetarin dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Ndërsa koalicioni Alenca për shqiptarët konventën promovuese e realizoi në qytetin e Gostivarit. Në fjalim kryetari i RDK-së, Vesel Memedi theksoi se historia është dëshmitare e shumë ngjarjeve dramatike të një revolucioni të madh.