Aktuale

Fillon marshi me moton “Nuk ka arsyetim”(LIVE)

Sot në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka organizuar marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”.

Marshi ka filluar në mesditë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Gjatë marshit, pjesëmarrësve do t’iu shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë.

Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë. /KosovaPress/