Aktuale

Fillon seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Në kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme në të cilën po mbahet debat parlamentar lidhur me vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, transmeton Gazeta KNN.

Seancë është thirrur me kërkesën e deputetëve Avdullah Hoti dhe Arbërie Nagavci, të mbështetur edhe nga 38 deputetë të tjerë nënshkrues.

Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka konstatuar se, si pasojë e shkarkimit të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ministri Shyqyri Bytyqi, agjencia më nuk është e aftë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe nuk është më në një pozitë që merr përgjegjësi të plotë për veprimet e veta.