ShowBiz

Filmat e rinj që duhet patjetër t’i shikoni (Video)

Në këtë artikull do të gjeni trailerat e disa prej filmave të ardhshëm, të cilët duhet t’i shikoni nëse jeni adhurues i filmave.

Videot e reja duhet t’i shikoni padyshim, duke përfshirë filmat e Mel Gibson dhe Daniel Radcliffe.

Blood Father

Mel Gibson kthehet për të luajtur rolin e personazhit të Liam Neeson në ‘Taken’, por në një film të quajtur ‘Blood Father’. Filmi do të jetë i gatshëm për t’u shikuar nga 12 gushti.

Edge of Winter

Edge of Winter publikohet gjithashtu më 12 gusht, dhe është një histori e një familjeje me një baba të rrezikshëm, transmeton Gazeta Express.

Five Nights in Maine

Premierë më 5 gusht, Five Nights in Maine është një dramë rreth dashurisë, humbjes dhe mjerimit. Është një histori rreth jetës dhe konfliktit.

Goat

Goat është një histori më ndryshe nga komeditë që jeni mësuar t’i shihni. Supozohet të jetë një prapaskenë e frikshme e asaj se çfarë mund të ndodh në emër të vëllazërisë. James Franco, Ben Schnetzer dhe Nick Jonas luajnë në këtë film, i cili pritet të godasë kinematë më 23 shtator.

Imperium

Më në fund ka ardhur koha e Daniel Radcliffe që të shkëlqejë në filmat që nuk janë pjesë e Harry Potter. Ai e luan rolin e një agjenti të FBI i cili duhet të infiltrohet në një grup terroristësh. E bazuar në ngjarje të vërtetë, Imperium publikohet më 19 gusht. /Gazeta Express