Arsim & Kulturë

Filmi “Vrasës ndalo” jepet nesër në AAB Teatrin “Faruk Begolli” (Foto)

Në hapësirat e Kolegjit AAB, përkatësisht në teatrin “Faruk Begolli” do të jepet premiera e filmit “Vrasës Ndalo” me regji të Blond Aliut dhe producent Besart Durmishi. Ky film është i metrazhit të shkurtër dhe mesazhi i tij është të vetëdijësojë opinionin për abortin, pasi që në vendin tonë është rritur dukshëm kjo dukuri negative vrasëse!

Zhanri i filmit është dramë, ku në të flitet për një lidhje jashtë martesore dhe prej asaj lidhje vjen edhe një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj burri i martuar, i cili ka krijuar lidhje jashtë martesore me një vajzë, kërkon abortimin e fëmijës. Ajo kundërshton dhe flijohet që ta mbajë atë fëmijë edhe përkundër dëshirës së të atit.

Premiera e filmit do të jepet në nesër (e shtunë) ora 18:00, ku pritet të ketë një numër të madh adhurues të filmit.

Në rolet kryesore janë: Gani Morina, Qendresa Loki, Jehona Veliu.

Filmi kryesisht është i financuar nga produksioni “In Production”. Producenti Besart Durmishi është student i Fakultetit të Komunikimit masiv – dega Produksion në Kolegjin AAB. /GazetaKNN