Aktuale

Fjala: Turp për Qeverinë që e lejon kryetarin Rakiq të udhëtojë me targa të Serbisë

Partia Fjala e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për lejimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq të udhëtojë me targa provuese të Republikës së Serbisë me veturë zyrtare.

Kjo parti ka dënuar sjelljen e Rakiq, i cili ka shpërfillur ligjet e Kosovës dhe ka mohuar shtetësinë e saj, njofton kumtesa partiake.

“Ne, Partia FJALA dënojmë fuqishëm sjelljen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, i cili mbrëmë rezistoj të i largoj targat e Sërbisë nga Vetura zyrtare e Republikës së Kosovës 2Z. Sjellja e tij arrogante shkoj aq larg sa mohoj shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “nuk kam nevojë të i largoj këto targa, ngase ashtu Kosova është pjesë e Sërbisë”.

Situatën edhe më të rëndë e bën fakti që Policia e Kosovës, u dorëzua para urdhërave të tij, me presionin që kishte nga Qeveria e Kosovës, që këtë Kryetar ta lejoj të hy në pikën kufitare ashtu si ai dëshiron, dmth me veturë zyrtare të Kosovës 2Z, por me tabela të Sërbisë.

Është e turpshme dhe e tepruar kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës që lejon dhe dorëzohet përballë kërcënimeve të një Kryetari sërb, që paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe që mohon shtetësinë e Kosovës dhe shkel ligjet e Kosovës”, thuhet në komunikatën e partisë Fjala.