Sport

Fjalët e para të Silvës pas transferimit te Chelsea

Edhe zyrtarisht Thiago Silva është lojtar i Chelseas.

Thiago ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.

Silva u transferua në Londër si lojtar i lirë nga PSG-ja, pothuajse një javë pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Chelseat. Jam i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës së Frank Lapmard sezonin tjetër dhe jam këtu për trofe. Shihemi së shpejti fansa të Chelseas, mezi po pres të luajë në Stamford Bridge”, deklaroi Silva. /Gazeta Express/