Lajmi për vdekjen e aktorit të “O sa mirë” Art Kurti ka shokuar jo vetëm kolegët e tij, por edhe mbarë popullin shqiptar, shkruan GazetaBlic.
Arti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Goden të Gjakovës, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, por dyshohet për vetëvrasje.
Në mesin e shumë aktorëve kolegë të tij nga seriali “O sa mirë” nuk ka munguar dhe reagimi i aktores ‘Sasa’, Adriana Matoshi.
Ajo ka publikuar një fotografi të Artit, ku ka shkruar: “Herët na la Arti”./GazetaBlic