Sport

Flamurtari i shkakton humbjen e katërt Ballkanit këtë sezon

Flamurtari ka dhuruar befasinë e kësaj xhiro të Superligës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase ka mposhtur liderin Ballkanin 2:1 në një fushë tejet të rënduar.

Bashkim Shala (20’) dhe Veton Kabashi (48’) realizuan në fitoren e vendasve.

Krejt çka bëri Ballkani në këtë sfidë ishte goli i vonshëm të cilin e arriti përmes sulmuesit Mirlind Daku (90′).

Pas kësaj fitore, Flamurtari del nga zona e rrezikshme, duke u pozicionuar në pozitën e tetë me 28 pikë kurse Ballkani me 44 pikë mbetet lider i Superligës, me një pikë më shumë sesa ndjekësi më i afërt Drita. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN