Aktuale

Flasin dëshmitarët, tregojnë se si ndodhi aksidenti në Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku na ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Sot në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast një kamion ka goditur disa vetura, një traktor dhe një kamion tjetër ku për pasojë një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë të lënduar.

Dëshmitarët kanë treguar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e prishjes së frenave të kamionit.

Këta dëshmitar po ashtu thonë se kamioni ka ardhur që nga stacioni i qytetit dhe deri në qendër nuk ka mundur të ndalet për shkak të prishjes së frenave.

“Prej stacionit deri këtu te policia ai s’ka mujt me u ndal se ju kanë prish frenat”, ka rrëfyer ky dëshmitar për lajmi.net.

Në anën tjetër Policia ende nuk ka treguar shkaktarin e këtij aksidenti. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli