Aktuale

Fleckenstein: Pa reformë në drejtësi, s`ka BE

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, ka thënë se nëse procesi i implementimit të reformës në drejtësi dështon, atëherë Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje që të fillojë bisedimet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Eurodeputeti i ka bërë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE/ODIHR, për të siguruar më 18 qershor zgjedhje demokratike.

I pyetur lidhur me protestën e opozitës, Fleckenstein i bën apel deputetëve që t’i rrikthehen punës në Kuvend, pasi janë zgjedhur me votë për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore.

Në një intervistë për gazetën “Tema”, eurodeputeti shprehet skeptik mbi ndryshimet pozitive që mund të vijnë nëse kryeministri vendos të dorëhiqet.

Ai argumenton se nuk mund ta kuptojë se sa do të kontribuojë ky vendim i shefit të qeverisë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike apo sociale të Shqipërisë.