Aktuale

Flet deputeti shqiptar i LSDM-së: Betohem se nuk do t’ju zhgënjej

Gazetari Muhamed Zekiri, njëri nga favoritët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për votat e shqiptarëve, pasi u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë, i ka porositur shqiptarët që ia dhanë votën se do t’i mbrojë interesat kombëtare.

“Falenderimet i takojnë të madhit Zot për këtë që bëm bashkë me ju shqiptarët e mi!!! Ju jeni njerëzit më të mirë në botë, ju jeni ata që shkruat historinë, ju jeni ata që i thatë mjaftë zullumit dhe të keqes, ju jeni ata që i dëshmuat të gjithëve se përveç Zotit nuk kemi frikë askënd tjetër, ju jeni ata që i’u treguat se ky popull nuk e duron më padrejtesinë!!! Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj!!! Ju betohem se do të jem zëri juaj përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!!! Fitorja ju takon juve!!!”, shkruan Zekiri në facebook./Gazeta Express/

the authorSamir Dalipi