Sport

Flet Messi pas triumfit në Copa del Rey

Lionel Messi është shprehur i lumtur pas triumfit në Kupën e Spanjës.

Barcelona përfundoi sezonin me dy trofe. Pas La Ligës, katalunasit fituan edhe Kupën e Mbretit ku mposhtën 2:0 Sevillan pas 120 minutave lojë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, pas ndeshjes e pranoi se skuadra e tij vuajti ndaj Sevillas, por ka thënë se në fund po e shijojnë të gjithë triumfin.

“Luftuam ashpër, vuajtëm, por në fund të gjithë fituam së bashku. Kampion të La Ligës dhe tani edhe të Kupës”, ka shkruar Messi në Facebook.

28 vjecari shpall futbollisti i ndeshjes, pasi që asistoi në të dy golat e Barcelonës. /Express/

Leave a Reply