Aktuale

Flet personi që vrau prindërit: Nuk më dhanë para prandaj i vrava

Shtetasi Leo Lika, i cili një ditë më parë qëlloi për vdekje prindërit e tij, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Ngjarja ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 29-vjeçari ka rrëfyer se debati mes tij dhe prindërve ka nisur për çështje parash.

“U kam kërkuar para për të ikur në Itali, por nuk e mbaj mend sesi ka qëlluar mbi ta”, ka thënë ai.

mësohet se kur është arrestuar, ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta se ai mund të vuante edhe nga depresioni. Policia e Durrësit njoftoi se viktimat i ka gjetur të shtrirë të dy në derën kryesore të banesës

the authorE B