Ekonomi

FMN i jep hua Ukrainës 1 miliard dollarë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), sot ka miratuar ndihmën e re prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, ka thënë presindeti ukrianas Petro Poroshenko.

FMN-ja është duke mbështetur Ukrainën, përmes një programi të ndihmës prej 17.5 miliardë dollarësh.

Kievi është duke pritur katër këste të ndihmës gjatë këtij viti, përcjell REL.

Në këmbim të ndihmës financiare, qeveria ukrainase duhet të zbatojë reformat dhe të luftojë korrupsionin.