Sport

Formacionet e mundshme: Bayern kundër Monchengladbach

Pra, me fillim nga ora 20:30, Borussia Monchengladbach do të jetë nikoqir i Bayern Munich.

Bayern po shpresojnë që të marrin kreun e tabelës së Bundesligës sot kur do të ballafaqohen me Monchengladbach.

Skuadra bavareze tregoi shpirtin e tyre luftarak në ndeshjen ndaj FSV Mainz kur përmbysën rezultatin 0-2, duke fituar në fund të ndeshjes me rezultat bindës 5-2.

Pavarësisht kësaj, Leipzig janë klubi me më së shumti pikë në ligën e Gjermanisë dhe Bayern do të mundohen ta marrin kreun me një fitore eventuale në natën e sotme.

“The Foals” janë vetëm një nga tre skuadrat e vetme që e ka mposhtur Bayernin nën urdhrat e Hansi Flick.

Formacionet e mundshme të të dyja ekipeve janë të paraqitura më poshtë:

Bayern: Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Monchengladbach: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Wendt; Kramer, Neuhaus; Hofmann, Stindl, Embolo; Plea/Lajmi.net/