Sport

Formacionet e mundshme: Juventus – Barcelona

Juventus e pret sonte në shtëpi Barcelonën në kuadër të xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Një fitore për gjigantin italian do të thoshe kualifikim në fazës e nokautit, por një humbje do t’ia ulte shpresat për vazhdimin e garës më prestigjioze evropiane, transmeton Express

Allegrit nuk pritet t’i mungojë ndonjë lojtarë i rëndësishëm.

Ndërsa, skuadra e Ernesto Valverdes e siguron vendin e parë në Grupin D nëse i shmanget humbjes në këtë ndeshje.

Te Barça do të mungojnë, Ousmane Dembele, Arda Turan, Javier Mascherano, Andre Gomes, Sergi Roberto dhe Rafinha.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Sandro, Pjanic, Matuidi, Costa, Dybala, Mandzukic, Higuain

Barcelona: Ter Stegen, Vidal, Pique, Umtiti, Alba, Iniesta, Paulinho, Busquets, Deulofeu, Suarez, Messi