Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Burnley

Liverpool, me fillim nga ora 21:00 do të përballet me Burnleyn për xhiron e 18-të në Premierligë.

The Reds janë pa fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit dhe sonte do të mundohen ta thyejnë akullin e serive negative.

Burnley në anën tjetër, jo vetëm që po ka mungesë të rezultateve por ata nuk kanë shënuar në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit si mysafir, shkruan lajmi.net.

Formacionet e mundshme për këtë ndeshje janë këta:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Henderson, Thiago, Jones; Salah, Firmino, Mane

Burnley: Pope; Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters; Brady, Westwood, Brownhill, McNeil; Barnes, Wood./Lajmi.net/