Sport

Formacionet zyrtare: Ballkani – Drita

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Drita, e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Kosovës.

Kjo njëherit është edhe ndeshja kryesore e kësaj xhiro në Superligë.

‘Portokallinjtë’ kanë vendin e parë me 16 pikë, gjashtë më shumë se Drita që renditet e treta, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimit të saj në Evropë.

Te vendasit nuk është i përfshirë në skuadër Blend Baftiu, i cili mungon për shkak të një dëmtimi.

Takimi luhet nga ora 14:00.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji: Thaqi, Berisha, Sinani, Potoku: Gashi, Kuç: Korenica, Krasniqi, Zeka: Daku.

Drita: Maloku: Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori: Vucaj, Namani: Xh.Shabani, Fazliu, Haxhimusa: Rexha. /Lajmi.net/