Aktuale

Formohen dy komisione për vlerësimin e dëmeve në Rahovec

Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike të cilat kanë rënë që nga fillimi i kësaj jave, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka formuar dy komisione për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Komisionet të cilat janë formuar nga ana e kryetarit të Komunës janë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në lëmin e bujqësisë dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare dhe amvisëri.

Sipas një njoftimi të komunë së Rahovecit, anëtarët e komisioneve janë të obliguar, që menjëherë të dalin në teren dhe vlerësimet ti bëjnë në mënyrë profesionale, të drejtë, të paanshëm dhe të hartojnë raporte me shkrim. /KosovaPress/