Fun

Fotografia mbresëlënëse e dasmës

Fotografia ishte shkrepur në Taft Point të Parkut Nacional Yosemite.

Jo keq si një fotografi dasme. Veçanërisht pasi nuk ishte shkrepur nga fotografi i dasmës, shkruan The Independent.

Mike Karas, një fotograf amator i cili jeton në Hawaii, ishte duke vizituar parkun nacional Yosemite javën e kaluar dhe u ngjit për në gjurmët e Taft Point, një vend me pamje të njohur.

Kur arriti atje, ai vërejti diçka mahnitëse, një çift të porsamartuar teksa bënin fotografi.

Karas vendosi të marr aparatin fotografik të tij dhe të shkrep disa fotografi.

“Ishte e pabesueshme. Perëndimi i diellit ishte i mrekullueshëm atë natë”, tha ai, transmeton KosovaPress.