Aktuale

Fotografia, shkaku i aksidentit ku vdiqën dy persona dhe u lënduan 20 të tjerë

Dy gra kanë humbur jetën dhe 17 të tjera janë lënduar pasi një ballkon u rrëzua natën e të shtunës gjatë një ndeje krishtlindjesh në Melbourne të Australisë.

Më shumë se 30 persona po qëndronin në ballkon për të realizuar fotografi, kur ballkoni u rrëzua.

Një 59 vjeçare dhe një tjetër 37 vjeçare humbën jetën në aksident.

Rreth 10 gra dhe shtat burra të moshës 20 deri në 69 vjeç, kanë marrë lëndime dhe po trajtohen në spital.