Rajon & Botë

Franca dënon bombardimet e spitalit në Alepo

Franca ka dënuar bombardimet mbi një spital në Alepo, duke thënë se bombardimet mbi ndërtesat e shëndetësisë dhe personelit në qytetin e rrethuar sirian përbëjnë krime lufte.

 

“Keqbërësit do të mbahen përgjegjës”, ka thënëpërmes një deklarate për media ministri i jashtëm francez, Jean-Mark Ayrault, raporton Reuters.

“Franca është duke u mobilizuar në Këshillin e Sigurimit që të ndalet kjo tragjedi e papranueshme”, ka thënë tutje ai.