Kuriozitete

Fshati ku nuk dihet se çfarë ndodh me pjesën tjetër të vendit

Në një ngushticë të humbur mes Taxhikistanit dhe Pakistanit, ndodhet një fshat ku talebanët nuk kanë mundur të vendosin pushtetin e tyre.
I njohur si Korridori Uakhan, rreth 12 000 persona jetojnë në një lartësi prej 4500 metrash mbi nivelin e detit, në një tokë të ashpër dhe të shkretuar.

Ata jetojnë një jetë shumë të thjeshtë dhe të qetë, me bagëtitë e tyre dhe me shumë pak luks. Ka disa familje që as nuk e dinë se Amerika ka trupa në Afganistan.

Kohët e fundit, kjo zonë po përdoret nga qeveria afgane për të tërhequr turistë nga vendet perëndimore, të cilët janë në kërkim të aventurave. Për të vizituar këtë fshat, duhet të kalosh kufirin dhe të udhëtosh në një rrugë të ndërtuar rreth 50 vite më parë./Lajmi.net/