Aktuale

Ftohtë, shi e borë: Deri në fund të javës përgatituni për dimër të fortë!

Brenda 15 ditëve në vijim do të kemi mot kryesisht të ndryshueshëm. Gjatë kësaj jave pritet të ketë rënie të vazhdueshme të shiut.

Ndërsa, sipas të dhënave bora e parë në Prishtinë do të bie të hënën e ardhshme kur edhe temperatura minimale do të shënojë 2 gradë ndërsa ajo maksimale 6 gradë, për t’u pasuar më edhe me 3 ditë të tjera me borë, shkruan Gazeta Blic.

Temperatura më e ulët brenda këtyre 15 ditëve pritet të shënojë të enjten e ardhshme më 3 nëntor, ku temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të shënojë vetëm 3 gradë celsius. / GazetaBlic.com /

Për më tepër shikojeni motin e paraqitur në fotografinë e më poshtme:

mot