Rajon & Botë

Gabriel: BE të mbështesë formatet e reja të bisedimeve me Turqinë

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel deklaroi të hënën se bashkimi Evropian duhet të ndërtojë strategjinë e re dhe të kërkojë formate të reja për bisedimet me Turqinë.

Ai në Tiranë, ku po qëndron për vizitë, tha se shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian ndoshta janë të ashpra në qëndrimin ndaj Turqisë për shkak të politikës së saj vendore, dhe se Bruskeli duhet të punojë në mënyrë intensive për gjetjen e kanaleve për dialogun lidhur me atë se si “të ndikohet në Turqi që ajo të mbetet shtet demokratik”, transmeton AP.