Aktuale

Gashi-Konjufcës: Nekibe Kelmendin se ka shkarku kurrë Hashim Thaçi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca mbi shkarkimin e Nekibe Kelemndit nga Hashim Thaçi.

Gashi i ka thënë Konjufcës se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar asnjëherë nga Hashim Thaçi.“Zonja Nekibe Kelmendi nuk është shkarku kurrë nga Presidenti Hashim Thaçi. Nëse është pa që ky koalicion nuk funksionon për shkak të zotit Veliu dhe zotit Hoti është dasht me fol me kryetarin e LDK-së zotin Mustafa dhe ne i kishim tërheqe ato.

Nëse ka një marrëveshje të fshehtë me Serbinë, hajde e flasim këtu, hajde e na bind edhe unë jam i pari që votoj kundër ” ka thënë Gashi.

the authorGazetaKNN