Aktuale

Gashi: Mustafa e ka pranuar fajin për lidhjen e koalicionit me PDK-në

Arben Gashi kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka pranuar se ka bërë gabim në lidhjen e koalicionit qeverisës mes partisë e tij dhe PDK-së.

Në debatin televiziv në TV Dukagjini, Gashi tha se për këtë gabim, Mustafa e ka pranuar fajin e tij.

Kurse analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se LDK e ka nxjerr Kadri Veselin nga nëntoka dhe e ka bërë kreyparlamentar, në zgjedhje ndërsa votat i ka marrë nga populli duke u thirrur kundër SHIK-ut dhe PDK-së.

Ilir Deda kandidat për deputet i Alternatives theksoi se qeveria e kaluar ka qene qeveri e errësirës, ndërsa tërheqjen e Isa Mustafës nga pretendimi për kryeministër e she të dinjitetshme.