Aktuale

Gashi: Nga nesër për Obiliqin po lind një nëntor i ri

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka folur për miratimin  e projektligjit për Obiliqit duke thënë se kjo është një ditë e veçantë për Obiliqin dhe po “lind një nëntor i ri”.

“Është një ditë e veçantë për Komunën e Obiliqit, pasi fillon një etapë e re. Për Obiliqin meqë jemi në nëntor, po lind një nëntor i ri”.

“Ky ligj është i iniciuar nga Lëvizja për Bashkim në vitin 2013. Bashkarisht kemi lobuar gjithë që të arrijmë deri të dita e nesërme”.

Gashi, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova ka theksuar se ka pasur shumë takime deri në arritjen e miratimit të këtij projektligji.

“E kemi ftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, pastaj kemi pasur takime edhe me kryeministrin dhe gjitha grupet parlamanetare”.

“Ligji pas miratimit të parë në kuvend, kemi pas përkrahje nga të gjitha komisionet dhe gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të Vetëvendosje”.

“Obiliqi nga nesër ka një fillim të ri. Është një çmim që e ka paguar shumë lart qytetari i Obiliqit”.

“Edhe pse ne do t’i kemi disa benficione nuk kemi privilegje. Rreth 72 % të territorit e shfrytëzon KEK-u. 30% qytetarët e Obiliqt janë më të prekur me sëmundje të kancerit”, ka thënë Gashi.