Aktuale

Gashi: Vazhdimi i paraburgimit të aktivistëve të VV-së – lojë politike

U është vazhduar paraburgimi tre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, Egzon Halitit dhe Astrit Deharit, të cilët akuzohen nga Prokuroria se kanë kryer sulm terrorist ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, me këtë vendim, gjyqtari i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës.

Avokati mbrojtës i aktivistit Petrit Ademi, Tomë Gashi, në një prononcim për KosovaPress e ka quajtur vendimin si të padrejt, duke thënë se Gjykata nuk e ka asnjë provë të re me të cilat provohet fajësia e aktivistëve për sulmin.

Sipas tij, Gjykata s ka kopjuar Prokurorinë, se kinse ekziston mundësia e fshehjes dhe e përsëritjes së veprës penale.

Ai këtë proces e ka quajtur një luftë politike mes pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.