Aktuale

Gati 10 mijë raste aktive me COVID në vend

Në Kosovë janë 9 mijë e 820 raste aktive me koronavirus, derisa ditëve të fundit vazhdimisht po raportohen shifra të larta.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë shënuar 1,187 raste të reja, dhe asnjë viktimë.

IKSHPK po vazhdon me apel ndaj qytetarëve që të vendosin maska, sidomos në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu nga qytetarët po kërkohet vaksinimi kundër kësaj pandemie.