Aktuale

Gati 8 mijë raste aktive me COVID

Në Kosovë aktualisht janë 7.988 raste aktive me koronavirus, ndërkohë në 24 orët e fundit janë raportuar 618 raste të reja.

Gjatë këtyre 24 orëve është shënuar një viktimë, derisa janë shëruar 1.331 qytetarë.

Nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë apel vazhdimisht që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit, pas rritjes së dukshme të rasteve pozitive.