Rajon & Botë

Gati gjysma e të vrarëve në Nicë ishin të huaj

Prej 84 vetëve të vrarë në Nicë të Francës, nga një sulmues me kamion gjatë festimit të Ditës së Bastijës, 38 prej tyre ishin të huaj, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Francës.

Kjo ministri ka njoftuar se ata ishin nga 19 vende të ndryshme.

Prej qindra personave të plagosur, nga Ministria thanë se ende nuk është finalizuar lista me emrat e tyre.

Prej të plagosurve 19 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore, edhe pesë ditë pas sulmit, të cilin prokurori shtetëror francez, Francois Molins, e ka përshkruar si akt terrorist.

Nice është qyteti i dytë më i vizituar në Francë pas Parisit.